Dardan Krivaqës i përkeqësohet gjendja shëndetësore, ndërpritet seanca për caktimin e parabu*rgimit


Dardan Krivaqa, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘vr*asje e rëndë’, është sjellë në Gjykatën e Ferizajt për t`u përballur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

Mirëpo, të njëjtit raportohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
“Betimi për Drejtësi” raporton se për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit Dardan Krivaqa, është ndërprerë seanca për caktimin e masës së paraburgimit.

I njëjti ende nuk është shoqëruar për në emergjencë, por nga ekipet mjekësore është duke marrë ndihmën e parë
Dardan Krivaqa po dyshohet për vrasjen e rëndë të tani të ndjerës, M.O.
Ai është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës.