Dardan Islami: Më mirë këmbimi i territoreve se me u bashku si ‘co*fëtin’ me Shqipërinë

Dardan Islami, i cili njëherësh është edhe kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, ka folur për mundësinë e bashkimit me Shqipërinë.
Megjithëse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka mbështetur gjatë fushatës një union me Shqipërinë, Islami ka thënë se nuk e përkrah një ide të tillë.

“Më përpara e shoh si zgjidhje këmbimin e territoreve, se me shku me u bashku si co*fëtin aty me Shqipërinë. Ne nuk e dimë as si do të dukej ai shtet. Po e bëj një pyetje, për shembull po bashkohemi me Shqipërinë, ku do t’i qoni 95 mijë punëtorë të administratës që punojnë në Kosovë. Ju po mendoni se Shqipëria ju merr me 95 mijë punëtorë të administratës a? Një Zajednicë që e ka nënshkru Isa Mustafa, ka me u qitë prap në tavolinë edhe keni me e përmirësu normalisht, por jo si këta që po e ‘bishtënojnë’”, ka thënë Islami në T7.