DAP: Rritet numri i firmave që fshehin tatimin

dig
Obliguesi tatimor i jep konsumatorit llogari fiskale, por nëse ky i fundit nuk e marr, ai më pas duhet ta bëjë të pavlefshme.
Gjatë kontrollit për një muaj, inspektorët e DAP-it shkelje të këtillë, kryesisht më të vogla, kanë konstatuar tek 144 obligues tatimorë. Nga DAP shprehen se, sipas ligjit, për zhbërjen e llogarive nuk ka gjoba, por me kontrolle të shtuara dhe të përforcuara po ndërmerren masa serioze për pengimin e këtij lloji të evazionit fiskal.
“Nuk ka kufi se sa llogari mund t’i zhbëhen një obligues i caktuar, por nëse e shohim qarkullimin e tij ditor, duke shikuar me çfarë merret, duke i shikuar të ardhurat e tij, ndonjëherë është thuajse e pamundur. Ja për shembull, 4127 llogari janë zhbërë për një muaj vetëm në një objekt hotelerik, që nuk ka më shumë se 10 tavolina për ulje”,- deklaroi drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska.
Kontrollet e DAP-it tregojnë se 34% e objekteve të kontrolluara kanë pasur parregullsi gjatë punës. Në kontrollet e kryera prej 19 prillit deri më 22 maj, janë vërtetuar parregullsi në 108 nga gjithsej 311 objekte.
Shkeljet më të shpeshta janë mosdhënia e llogarive fiskale, gjegjësisht përdorja e faturave kompjuterike si zëvendësim të llogarive fiskale, mosposedim të arkës rezervë fiskale, qarkullim jo të harmonizuar, gjegjësisht dallim në qarkullimin e gatshëm në arkë dhe qarkullimin e evidentuar përmes sistemit fiskal të pajisjes.