DAP: Më 31 maj skadon afati ligjor për konfirmim ose korrigjim të PTV për vitin 2020


Drejtoria për të ardhura publike i informon qytetarët se më 31 maj të vitit 2021, skadon afati ligjor për konfirmim ose korrigjim të Paraqitjeve tatimore vjetore (PTV) për të ardhurat që i fituan gjatë vitit 2020.
Në pajtim me këtë afat, tatimpaguesit e regjistruar në sistemin e –Tatimi Personal përmes profileve të tyre të përdoruesve kanë mundësi të ndryshojnë statusin e aplikacionit, pra ta konfirmojnë ose korrigjojnë atë.

“Pas skadimit të afatit ligjor, Paraqitjet tatimore vjetore do të marrin statusin e paraqitjeve ërfundimtare tatimore, në pajtim me statusin e fundit të PTV-së – të konfirmuar ose të korrigjuar. Më 1 qershor të vitit 2021, paraqitjet vjetore tatimore do të konfirmohen zyrtarisht, të cilat as nuk u konfirmuan dhe as nuk u korrigjuan nga qytetarët”, thuhet në kumtesë.
“Apelojmë tek qytetarët që kanë realizuar të ardhura, por nuk janë regjistruar ende në sistemin e-Tatimi personal, ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, duke marrë parasysh përfitimet e shumta të përdorimit të sistemit, duke përfshirë kursimin e kohës”, thuhet në kumtesën e DAP-it.