Danimarka ka paraqitur një çertifikatë të ashtuquajtur COVID-19, që synon t’ua lehtësojë planifikimin e udhëtimeve shtetasve që dalin jashtë vendit gjatë pandemisë, tha sot Ministria e Shëndetësisë.
“Çertifikata dixhitale tregon nëse individi ka një test negativ PCR. Disa vende kërkojnë një provë të tillë për të lejuar hyrjen. Çertifikata mund të përdoret, gjithashtu, për t’u përjashtuar nga rregulloret e karantinës”, theksoi Ministria.
Çertifikata do të jetë në dispozicion pa pagesë pasi të kalohet testi i COVID-19 në Danimarkë. Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se shtatë ditë për të qenë i vlefshëm.
Ky dokument do të jetë i disponueshëm për të rritur mbi 18 vjeç, të cilët kanë vendbanim në Danimarkë.