Danilovski: Deri në mars dhe prill në Maqedoni do të infektohen rreth 60% e popullsisë

Epidemiologu Dragan Danilovski thotë se deri në mars dhe prill në Maqedoni do të infektohen në mënyrë asimptomatike ose me simptoma rreth 60% e popullsisë
“Pavarësisht se çfarë presim nga vaksinat, sigurisht që do të jetë një zgjidhje e përhershme, por imuniteti gjithashtu fitohet në mënyrë natyrale. Disa parashikime thonë se nëse shkojmë me këtë dinamikë, diku në mars dhe prill në Maqedoni do të infektohen në mënyrë asimptomatike ose me simptoma rreth 60% e popullsisë.

Mjafton të qetësohet epidemia edhe pa një vaksinë, por vaksinat patjetër që do të nevojiten për punonjësit me rrezik të lartë, punonjësit shëndetësorë, punëtorët e shërbimit, ushtrinë, policinë, të moshuarit mbi 65 vjeç dhe të sëmurët kronikë”, tha epidemiologu Dragan Danilovski në intervistë për “DW”.

Ai shpjegon se në këtë mënyrë pandemia do të shuhet pjesërisht nga infeksioni natyror, ose nga vaksinimi, por virusi nuk do të zhduket. Do të qëndrojë me ne dhe do të jetë endemike, gjithmonë do të ekzistojë rreziku i marrjes së virusit nga grupet e rrezikut dhe do të kemi një situatë analoge me gripin dhe ftohjet.
“Nëse trendi aktual vazhdon dhe nëse përmbushen njoftimet për procesin e blerjes, fillimi i pranverës mund të sjellë një qetësim të caktuar të epidemisë dhe kthim gradual në normalitet”, tha Danilovski.