Danillovski: “Pas një ose dy javësh do të fillojmë të numërojmë vdekjet nga Omicroni”

Omicron do ta ketë kulmin e dominimit në fund të janarit dhe fillim të shkurtit, vlerëson epidemiologu, Dragan Danillovski. Megjithatë, sipas analizave së tij, numri i rasteve të reja të infektuara me coronavirus do të arrijë në maksimum 4.500 në baza ditore.
Danillovski për “Nova Maqedoni, thotë se shifra reale është shumë më e madhe.

“Sado dramatike të duket rritja e shifrave, kjo ishte e pritshme. Nëse vazhdon ritmi aktual, i cili tashmë është në rënie, ne do të arrijmë majat diku në fund të janarit ose në fillim të shkurtit, me jo më shumë se 4.000-4.500 raste të regjistruara në ditë. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Numri real është shumëfish më i lartë”, thotë epidemiologu.

Sipas tij, fakti më i rëndësishëm është numri i personave të shtruar në kushtet e presionit jo shumë të madh nëpër spitale dhe numri jo i madh i pacientëve që kanë vdekur për shkak të komplikimeve nga virusi.
“Kjo valë e fundit është ende për shkak të deltas. Ai është në rënie. Pres që pas një ose dy javësh do të fillojmë të numërojmë vdekjet nga omicroni, të cilat patjetër do të jenë më të vogla”, përfundon epidemiologu.