Danillovski: Pandemia e koronavirusit gradualisht po shuhet

Epidemiologu Dragan Daniellovski në një intervistë për TV21 tha se vendi tashmë ka kaluar pikun e Covid-19 dhe se gradualisht pandemia e Covid-19 po shuhet.

“Po, piku i rasteve të reja ka kaluar tashmë me datë 23-24 janar. Diku në fillim të shkurtit kaluam pikun e rasteve të vdekjes, bie edhe numri i të shtrirëve në spital. E gjithë kjo tregon se epidemia e koronës tek ne ngadalë po shuhet. Kemi një trend të rënies në vazhdimësi”, tha Dragan Danillovski, epidemiolog.