Danillovski: Në shkollë vetëm me teste të shpejta që nxënësit do të bëjnë çdo javë

Epidemiologu Dragan Danillovski beson se mësimi i drejtpërdrejtë nga 1 shtatori, kur fillon viti i ri shkollor, do të ishte i realizueshëm vetëm nëse prindërit dhe anëtarët e ngushtë të familjes, gjyshërit, e nxënësit vaksinohen.
“Nëse dinamika me numrin e pacientëve me koronavirus vazhdon, mësimi i drejtpërdrejtë do të ishte i realizueshëm vetëm nëse prindërit e të gjithë fëmijëve vaksinohen dhe nëse fëmijët sigurohen të kontrollohen çdo javë me teste të shpejta të antigjenit.

Unë nuk do t’i vaksinoja fëmijët përveç me Pfizer. Vetëm fëmijët me probleme shëndetësore kronike të cilët janë në rrezik të lartë nëse infektohen me virusin. Unë nuk do t’i vendos fëmijët në një grup prioritar sepse është e papranueshme të vaksinohen fëmijët dhe të bëhet një imunitet kolektiv me ta, dhe në të njëjtën kohë në vend nuk ka mbulim të 50% të qytetarëve të vaksinuar. Të rriturit duhet të vaksinohen së pari”, tha Danillovski.