Danillovski: Kulmi i valës së tretë pritet të ndodhë në fillim të prillit

Epidemiologu Dragan Danillovski nuk pajtohet që masa aktuale për zgjatjen e orës policore, e cila u propozua fillimisht nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, ka dhënë rezultate.
“Unë nuk kam asnjë shpjegim mbi bazën e të cilit Komisioni për Sëmundjet Infektive vlerësoi se masat dhanë rezultate. Ata kanë elementë vlerësimi që unë nuk i di, megjithatë, unë jam jashtë sistemit të vendimmarrjes”, tha epidemiologu Danillovski në një deklaratë për “A1on”.

Ai bëri thirrje javën e kaluar se do të ishte më mirë të mbylleshin të gjitha objektet gjatë fundjavave, përveç dyqaneve ushqimore, farmacive dhe pikave të karburantit, të cilat do të ulnin numrin e njerëzve që qëndrojnë brenda për periudha të gjata kohore.

Epidemiologu Danillovski thotë se, bazuar në përvojën nga vala e mëparshme, kulmi do të ishte në fillim të prillit, por që, sipas tij, është vetëm një supozim intelektual.
Qeveria ka njoftuar zyrtarisht se vendimi për orën policore, e cila skadoi dje, do të zgjatet për dy javët e ardhshme, me propozimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive.