Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot ka realizuar takim me shefin e Delegacionit të BE-së në Shkup, ambasadorin Dejvid Gir.
Në takim, siç ka njoftuar Qyteti i Shkupit është folur për sfidat që e presin qytetin, ndërsa Arsovska e ka informuar ambasadorin Gir për prioritetet e administratës së re në katër vitet e ardhshme me qëllim krijimin e cilësisë më të mirë të jetës së qytetarëve, por edhe përmbushjen dhe realizimin e të gjitha projekteve të parapara në programin e Qytetit të Shkupit.
Ambasadori Gir ka uruar zgjedhjen e Arsovskës për kryetar komune me dëshirën për punë të suksesshme dhe zgjerim dhe thellim të bashkëpunimit mes Qytetit të Shkupit dhe Delegacionit të BE-së në Shkup.
Ai ka shtuar se shpresojnë se Qyteti i Shkupit do të vazhdojë të zhvillohet në drejtim të bëhet më i pastër dhe më ekologjik që ofron shërbime më të mira dhe synon të shndërrohet në qytet digjital.