Danela Arsovska nuk e di nëse do të kishte vendosur nënkryetarë shqiptarë

Në pyetjen “Si ju pëlqen ideja e emërimit të një shqiptari për nënkryetar të qytetit” e parashtruar nga një gazetarë gjatë ditës së sotme, kandidatja Danela Arsovska fushata e së cilës financohet nga VMRO-DPMNE, u përgjigj se kjo nuk është një ide e re. Nga ana tjetër, Petre Shilegov në konferencën e djeshme premtoi se po të mer mandatin e dytë do të emërojë përsëri nënkryetar shqiptar. Në përgjigjen e saj Arsovska tha “Nuk e di pse kombësia duhet të jetë ndonjë predispozitë për të mare ndonjë pozitë… Personalisht do të angazhoja edhe nënkryetarë shqiptarë, edhe turk,edhe boshnjak, por edhe rom … Kriter të vetëm e kam cilësinë e personit që do ta vendos në këtë detyre dhe se sa ai person mund të kontribuojë për të mirën e qytetit.”

Duke e marrë parasysh se votuesit shqiptarë në Shkup janë mbi 20%, këto qëndrime të Arsovskës nuk janë në përputhje me “Marrëveshjen Kornizë të Ohrit” dhe parimin e përfaqësimit të barabartë të komuniteteve nëpër institucione.

Lufta për Shkupin dita ditës po ashpërsohet dhe qëndrimet e kanddatëve potencial janë të ndryshme sa i përekt kësaj teme. Nga njëra anë kryetari i tanishëm i Shkupit, Petre Shilegov, është decid në premtimin e tij në emërimin e nënkryetarit shqiptar, ndërsa kandidatja, Danela Arsovska vendosi ti ik këtij premtimi duke thënë se nënkryetari mund të jetë edhe shqiptarë, edhe turk, edhe boshnjak por dhe rom. Nga ana tjetër ajo nuk dha ndonjë shpjegim se pse nënkryetari nuk mund të jetë edhe serb ose vleh. Në përgjigjen e saj vendosi të përmend vetëm mundësinë për nënkryetarë të komunitetit turk, boshnjak, rom dhe i iku mundësisë që prej tani të premtojë nënkryetarë shqipëtarë.