Dallimi dhe ngjajshmëria mes MEJE dhe TEJE!

Shkruan Liridon Sfërqa, polic

Edhe une zgjohna ne mengjes njesoj si ti, pi kafe njesoj si ti, e perqafoj grun dhe e pershendes para se me shku ne pune njesoj si ti, por une dallim prej teje shkoj ne pune pa e dit a kom mu kthy apet nshpi.
Une e vendosi veten ne rrezik, per me te shpetu ty. Siguria jote, osht pergjegjsia jem, dhe prap une shahna, nenqmohna, poshtrohna.
Dhe mos harro, une jom njeri njesoj si ti, kom ndjenja njesoj si ti. Aty ku ka rrezik, une sjelli siguri. Aty ku ka pafuqi, sjelli fuqi. Edhe pse me shan e me fyen, une jom numri qe e thirr kur je ne rrezik, kur je i kercenum, e kur je i friksum.
Dhe mos harro, mbrapa begjit tem osht ni zemer njesoj si e jotja,
Edhe mu me rrjedh gjak ne vena, edhe une mendoj, dashuroj e qaj si ti. Edhe une mundem me kon viktim, mem plagos e mem vra, si ty.
Une sjom vet, kom vllazni e motra nkrah gjithmon, qe e sakrifikojn veten per mu, edhe une per ta.
Na jem ata qe e mbrojm viktimen prej kriminelit, dhe te mirin prej te keqit.
#19 #PoliciaeKosoves