Dalin shifrat për infeksionet e reja me Kovid

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njoftonë se në 24 orët e fundit janë bërë 1.986 testime ku pozitiv në koronavirus kanë rezultuar 201 persona prej të cilëve 37 janë riinfektime.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 249 pacientë të shëruar.
Janë regjistruar pesë persona të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19.
Që nga paraqitja e pandemisëë e deri tani në vend janë bërë gjithsej 1.964.475 testime prej të cilëve 306.178, persona kanë rezultuar pozitiv, numri i personave të shëruar shënon 295.237 pacientë.
numri i personave që kanë humbur betejën me Kovid-19 ka arritur shifrën 9.226 ndërsa numri i rasteve aktive në vend 1.715.