Dalin shifrat Kovid, sa ka shkuar numri i rasteve aktive

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.729 testime për coronavirus, ndërsa 319 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 184, Manastir – 25, Kavadar – 23, Kumanova – 14, Prilepi – 11, Velesi dhe Kërçova – 9, Gjevgjelia – 7, Ohri – 6, Negotina dhe Dellçeva – 5, Koçani – 4, Shtip, Dibër, Proboshtip, Kratovë dhe Demir Hisar – nga 2, Tetova, Struga, Sveti Nikolla, Radovishi, Berova, Valandova dhe Vinica – nga 1.

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë vetëm një pacient me COVID-19, i cili ka qenë me sëmundje shoqëruese.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 258 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 304.047, prej të cilëve 292.886 janë shëruar, ndërsa 9.188 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (23 mars) është 1.973.