Dalin shifrat Kovid, ja sa infektime ka pasur në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 41 raste të reja Covid-19, nga 1.024 testime të bëra. Ka vdekur 1 pacient, janë regjistruar 457 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar edhe dy viktima që kanë ndërruar jetë me datë 15.03.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 306.711, numri i të shëruarve është 295.914, numri i të vdekurve është 9.231 dhe numri i rasteve aktive është 1.566.