Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka kumtuar të dhënat e fundit për gjendjen me Kovid-19.
Për 24 orë janë realizuar 2.212 testime, ku pozitivë kanë rezultuar 236 persona.
Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 252 të shëruar.
Nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Numri i rasteve aktive ka rënë në 1.027.