Dalin rezultatet në testin e dytë për koronavirus të kryeministrit Spasovski

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski përmes Facebook ka bërë të ditur se ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë për Covid-19.

“Sot kam marrë rezultatin e testit të dytë për koronavirus, dhe është – negativ. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ne t’i zbatojmë plotësisht masat dhe rekomandimet. Secili prej nesh mund të kontribuojë në shëndetin publik, në mënyrë që së shpejti të mund ta kthejmë jetën në normalitet.Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj.” ka shkruar mes tjerash Spasovski.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se ka rezultuar negativ në testin e dytë për Covid-19 dhe se tashmë i ka mbaruar masa e izolimit prej 14 ditëve.