Dalin rezultatet e testimit për koronavirus të Bujar Osmanit

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane ka rezultuar negativ në testin e parë për Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në Facebook, ndërsa thotë se do të testohet edhe një herë..

“Pas një javë izolim, testi i parë për Covid 19 – NEGATIV. Në bazë të vendimit duhet edhe 7 ditë të qëndroj në izolim dhe pastaj testi i dyte. Rikujtim se nga sot ora policore fillon në 19:00. Urime muaji i agjërimit!”, (sic) ka shkruar Osmani.

Ndryshe, ai u fut në vetizolim dhe u testua për shkak të kontaktit që pati me kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, i cili u infektua me coronavirus.