Dalin përgjimet e Elsa Lilës me kreun e grupit italiano-shqiptar: “Këtu është si në Shqipëri, njerëzit shiten”


Ishte ajo që mbante “Kutinë e Babagjyshit”. Një arkë të fshehur ku kishte para dhe libra nga grupi i shtytësve. Nga ‘këngëtarja me e famshme në Shqipëri’ në vitin 1999 me dy pjesëmarrje në “Sanremo” (2003 dhe 2007) deri te arrestimi si pjesë e një grupi kriminal në Itali.

Shëmbëlltyra e Elsa Lilës, tani në Rebibbia (Romë), një 40-vjeçe me origjinë nga Tirana, vajza e muzikantëve të njohur, studente në Romë, yll i muzikës pop dhe tashmë prapa grilave.
Nga 13 urdhër-arreste, nëntë persona u arrestuan ditën e djeshme (e mërkurë) nga policia italiane ndërkohë që të tjerët u shpallën në kërkim, mes të cilëve edhe kreu i bandës shqiptare, Arindi Boci, i njohur si ‘Rindi’.

Për ata që nuk kanë dijeni, Lila thuhej se ishte kontabilistja e grupit. Siç raporton Roma.corriere.it, tani për tani nuk ka kontakte të drejtpërdrejta me drogën (veçanërisht hashashin dhe marihuanën) të menaxhuara me takime të kupolës në disa dhoma në Acilia dhe të fshehura në një garazh në Torrevecchia dhe një tjetër në Casal Bernocchi, si dhe në një apartament në via Stresa.
Lila është përgjuar në një bisedë me shefin e organizatës, me të cilin fliste për ryshfet dhe korruptimin e zyrtarëve në detajet e reja të publikuara nga mediat italiane.

“Askush nga shteti nuk vjen të më kontrollojë, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Në një rast më vendosën një gjobë dhe më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta verifikonin. Sepse këtu është si në Shqipëri, të duhet një mik ose lidhje me shtetin, kushdo që të jetë në qeveri të duhet të gjesh një mënyrë sepse edhe këtu njerëzit shiten”, ka thënë në një përgjim artistja shqiptare.

Boci, i cili kishte frikë për përgjimet, është ende në kërkim. I përfshirë në këtë rast ka qenë edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titi”, që njëherësh ishte pjesë e grupit të shqiptarëve me Arben Zogun dhe Dorian Petokun, – “Riccardino” dhe “Plutoni” – në biznes me Fabrizio Piscitelli.

Atëherë si sot kontaktet më të rëndësishme ishin me klanet e Acilias.
Por në këtë rast Bardhi, i cili kryesoi disa samite edhe në Centocelle (Romë) falë kontakteve të tij në kryeqytet, gjeti klientë për organizatën, por edhe menaxhoi komunikimet me grupet napolitane dhe kalabreze.