Dalin para gjykatës tri infermieret e dyshuara për dhu*në ndaj të moshuarës


Tri infermieret e dyshuara për dhu*nën ndaj të moshuarës kanë dalë para gjykatës. Në një video shihen tri të dyshuarat duke u futur në sallën e gjykatës. Të mërkurën, Kosova u tr*ondit nga pamjet e dhu*nës fizike që po i bënte një infermiere një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë. Lidhur me rastin janë arr*estuar tre persona, e dyshuara e cila shihet duke ushtruar dhu*në, përgjegjësja dhe një infermiere tjetër.

Dy të tjerat dyshohen për veprat “Dhënia e ndihmës” në kryerjen e dhu*nës si dhe “Fotografim apo inçizim i paautorizuar”. Nga ana tjetër, Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që t’ua tërheqë licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.