Mediat amerikane kanë publikuar pamjet e shembjes së një pallati banimi 12-katësh në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kamerat e sigurisë në zonën përreth kanë regjistruar momentin kur godina shembet pjesërisht mëngjesin e një dite më parë.
Ajo që mbetet ende e paqartë është shkaku për shembjen e godinës. Ekspertët nuk kanë ende një përgjigje për këtë dhe momentalisht fokusi është për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish. Pas këtij momenti do të ketë një het*im për të zbuluar shkaqet.
Ekipet e emergjencës po punojnë pa pushim për të nxjerrë nga rrënojat sa më shumë të mbijetuar. Deri më tani rezulton që 1 person të ketë humbur jetën dhe 99 të tjerë të jenë zhd*ukur. Ekipet e kërkim-shpëtimit thonë se poshtë rrënojave dëgjojnë zhurmat e njerëzve.
Të paktën deri më tani janë lokalizuar 102 persona, por nuk dihet me siguri numri i tyre sa kanë qenë në ndërtesë kur pallati 40-vjeçar u shemb. Dhjetra të mbijetuar janë nxjerrë nga rrënojat.