Dalin pamjet se si një skaf për pak godet pushuesin në Shëngjin, dy ditë pas tragjedisë në Himarë


Vr*asja me skaf e 7-vjeçares nga polici Arjan Tase në Himarë nuk është bërë ende mësim për shqiptarët që t’i përdorin me kujdes mjetet lundruese në breg. Një video e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale tregon se si një burrë i ka shpëtuar për pak vdekjes teksa një “i çmendur” bën një manovër të rrezikshme me skaf në vendin e mbushur me pushues.

Burri ishte duke notuar pranë bregut, ndërkohë që i afrohet një i ri me motor uji duke e kthyer atë në 180 gradë, gjë që ka rrezikuar seriozisht jetën notuesit. Dy ditë më parë, polici Arjan Tase, ish-shef i Komisariatit të Himarës vrau me skaf një 7-vjeçare në plazhin e Potamit pasi e futi mjetin lundrues në plazhin e mbushur me pushues. Dyshohet se skafi i Tases përdorej për trafik dr*oge dhe e kishte në pronësi të tijën pavarësisht se me dokumente figuronte në emrin e dikujt tjetër.

Fillimisht AMP njoftoi se do të hetohej për “vr*asje nga pakujdesia”, por prokuroria e Vlorës hodhi poshtë mbrojtjen e policëve ndaj kolegut të tyre duke e akuzuar për veprën penale “vr*asje me dashje”. /ABC News/