Dalin pamjet: Momenti kur pejani vjedh çelësat e veturës zyrtare brenda komunës

Valon Loxha, pejani i cili njihet për vjedhje të veturave të cilat i gjen me çelësa brenda, ka hyrë brenda ambienteve të komunës të dielën dhe ka marrë çelësat e një veture zyrtare. Loxha u arrestua mbrëmjen e së dielës, pasi ia mori veturën zyrtare kryetarit të Pejës dhe shkoi në fshatin malor të Rugovës. Arr*estimin dhe shoqërimin e Loxhës në Policinë e Kosovës e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Por, nga Komuna e Pejës kanë thënë se pre e aktit të vjedhjes nuk ka rënë vetura e kryetarit, por e një zyrtari tjetër të komunës. “Jo. Fillimisht do të thotë, ndoshta jeni keqinformuar sepse nuk është marrë vetura e kryetarit, është marrë një prej veturave në oborrin e komunës, do të thotë që ai [zyrtar] që e ka pasur në shfrytëzim, rastësisht i ka lënë çelësat në veturë”, ka thënë për Insajderin, Arianit Demaj, zëdhënës i Komunës së Pejës.

“Me rastin janë duke u marrë Policia, do të thotë edhe me këta punëtorët e sigurimit të komunës”, ka thënë ai. Disa ditë më parë, në një deklarim për Klan Kosova, Valon Loxha kishte deklaruar se kjo që po bën nuk është vjedhje. Ai pati thënë se i merr veturat që i gjen të hapura, ndërkaq e quante budallallëk të pronarëve se pse ata harrojnë t’i mbyllin veturat e veta.

https://www.youtube.com/watch?v=BBLmmQJLPOM&feature=emb_title