Dalin pamjet e su*lmit në Francë (Video)

3 persona kanë humbur jetën në Francë në atë që po cilësohet si një su*lm terr*orist. Mediat e huaja raportojnë se dy prej personave u është prerë koka. Kryebashkiaku i Nice Christian Estrosi konfirmoi se autori i dyshuar i kri*mit është marrë në parabu*rgim dhe falënderoi policinë për reagimin e tyre të shpejtë.

Estrosi u ka thënë gazetarëve se i dyshuari i su*lmit ka bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) edhe pasi është arr*estuar nga policia francezë kundër-terr*ozimit kanë nisur hetimet për vr*asje. Estrosi ka thënë se një nga të vde*kurit ka qenë kujdestar në bazilikë. Ministri i brendshëm francez Gérald Darmanin u ka bërë apel njerëzve që të shmangin qendrën e këtij qyteti. Ai ka thënë se do të organizojë një takim për kriza brenda ministrisë së tij në Paris.

Sipas raportimeve franceze një grua dhe një burrë kanë vdekur si shkak i su*lmit derisa i dyshuari është ndaluar 10 minuta më vonë para se të dërgohej në spital. Një minutë heshtjeje është mbajtur në Asamblenë Kombëtare ku kryeministri Jean Castex ka dhënë detaje për masat e reja të izolimit që hyjnë në fuqi të enjten në mbrëmje.
“Pa diskutim kjo është një sfidë serioze që po go*det shtetin tonë” ka thënë ai duke bërë thirrje për unitet dhe kohezion. Nica ka qenë shënjestër e një prej sulmeve më të përgjakshme në vjetët e fundit meqë më 14 korrik 2016 një 31-vjeçar nga Tunizia pati hyrë në një turmë me kamion duke lënë të vde*kur 86 persona.