Dalin pamjet e goditjes së pesë bandave kr*iminale në Shqipëri, 35 të arr*estuar

Policia e Shtetit ka shpërndarë sot pamjet e një operacioni të gjerë policor në disa qytetet të Shqipërisë, pas një hetimi 3-vjeçar në bashkëpunim me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar 35 shtetas, pjesëtar të 5 grupeve të strukturuara kr*iminale të sinkronizuar me njëri-tjetrin, që ushtronin veprimtari në fushën e nar*kotikëve.
Gjatë he*timeve janë sekuestruar 1 ar*më zjarri, municion lu*ftarak, sasi të konsiderueshme lënde nar*kotike të llojeve të ndryshme, qindra bimë na*rkotike, vaj ha*shashi dhe një sasi farash kan*abisi.

Ndërkohë janë evidentuar 13 episode kr*iminale të tr*afikimit të nar*kotikëve, prodhimit dhe shitjes së nar*kotikëve, si dhe kultivimit të bimëve na*rkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Prrenjas, gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2020, ka shtuar policia.

Mes personave të arrestuar ka edhe punonjës të policisë, ka theksuar Policia e Shtetit, duke shtuar se në vijim të veprimeve policore janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë, të cilët nuk janë gjetur në banesat e tyre, gjatë operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë.