Dalin pamjet ambulancave ruse që natën fshehurazi bartin trupat e vdekur të ushtarëve nga Bjellorusia

Kufomat e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë po zhvendosen nga Bjellorusia në Rusi me tren dhe aeroplanë brenda natës për të mos tërhequr vëmendjen.

Videoja e postuar nga Radio Evropa e Lirë tregon ambulancat ushtarake që kalojnë nëpër qytetin bjellorus të Homel në fillim të marsit, me punonjësit në spitalin klinik të rajonit që pretendojnë se më shumë se 2,500 trupa tashmë janë dërguar në Rusi që nga 13 marsi.

Ushtria e Ukrainës thotë se më shumë se 14,000 trupa të Kremlinit janë vrarë që nga pushtimi rus më 24 shkurt, ndërsa një vlerësim i inteligjencës amerikane e ka vendosur numrin në rreth 7,000. Ministria e Mbrojtjes e Moskës thotë se më pak se 500 ushtarë janë vrarë.
VIDEO