Hidhërimi ishte aq i madh nga serbët, të cilët përpos që e humbën një ndeshje ku bënin pjesë katër futbollistë shqiptarë, dhimbja ishte edhe më e madhe për ta, sepse golat u shënuan nga lojtarët që kanë prejardhje nga Kosova.
Këtë zhgënjim tifozët serbë filluan ta shprehin me një agresivitet të madh kundrejt shqiptarëve, jo vetëm në Rusi, por po ashtu edhe në Zvicër.
Në njërin prej rasteve që u bë shumë i shikuar në internet, ishte një video ku shihej një grup i tifozëve serb, të cilët derisa po mundoheshin t’ia venin flaken flamurit të Kosovës, një shqiptar ishte futur në mesin e tyre dhe kishte arritur ta mbërthente flamurin duke ia mbathur.
Mirëpo, në pamjet e reja që janë postuar së fundmi dhe që ju sjell Insporti.com, shihet shumë qartë i gjithë momenti dhe pamjet që kishin munguar më herët, ku tifozi shqiptar nuk ia arrin t’i shpëtojë tifozëve serb në fund dhe përfundon nën një autobus.Shikoni pamjet e reja më poshtë, ku shihet shumë qartë e gjithë kjo situatë.