Një ngjarje tronditëse është regjistruar në kryeqytet, skenar i denjë për filma.
Një maniak i panjohur endet rrugëve të Tiranës dhe filmon nga poshtë vajzat dhe gratë në mjedise publike. Këto video më pas i publikon në faqet me pullë të kuqe, të mundshme për t’u parë nga të gjithë.
Rasti është skandaloz pasi videot e publikuara në këto faqe janë të një numri të konsiderueshëm dhe “protagoniste” janë që nga vajzat e reja dhe deri tek gratë e moshuara.
Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme të publikuara nga JOQ, maniaku i ka filmuar thuajse kudo, duke ecur në rrugë, duke bërë pazar në supermarket apo nëpër dyqane të ndryshme. Shpesh në këto video nxirren edhe fytyrat e vajzave apo grave të filmuara.
“Ndoshta ka gjera me të rendsishme per momentin per tu vene ne dukje por mua me duken shume shqetesuese kjo situate. Rastesisht ne nje nga faqet me video per te rritur me del para nje user i cili filmon vajza e gra nga “poshte” por dhe me fytyre neper rruget e Tiranes dhe biznese te ndryshme dhe i ngarkon ne rrjet. Nuk e di sa i semure duhet te jesh ta besh dicka te tille por kjo gje duhet gjetur menyra te ndalohet… kemi motra e nena te gjithe neper rruget e Tiranes. Po ju dergoj dhe disa foto te marra nga videot.” shprehet denoncuesi.