Pas përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit javën e ardhshme pritet të mbahet seanca për formimin e qeverisë së re, në krye të së cilët do të jetë Avdullah Hoti.
Media ka siguruar emrat e kabinetit të ri qeveritar, gjë e cila pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa sot ka thënë se emrat e ministrave do të vendosen në mbledhjen e kryesisë.
Emrat e Qeverisë Hoti, pa Listën Serbe, pritet të jenë këta:
Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër
Hykmete Bajrami (Ministre aktuale e Arsimit) – Ministre e Financave
Vlora Dumoshi, mbetet në Ministrinë e Kulturës
Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme.
Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit
Armend Zemaj – Ministër i Bujqësisë
Besian Mustafa (aktualisht ministër i Bujqësisë) – Ministër i Integrimeve Evropiane
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes (në rast se kjo Ministri i shkon AAK-së atëherë LDK-ja e merr Ministrinë e Shëndetësisë me ministër Valbon Krasniqi).
AAK
Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër
Meliza Haradinaj – Ministre e Punëve të Jashtme
Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë
Blerim Kuqi – Ministër i Zhvillimit Ekonomik
Ramë Lika – Ministër i Arsimit
NISMA vetëm ka propozuar emrat, por nuk është caktuar ende ndonjë ministri:
Durim Limaj
Skënder Reçica
Mevludin Krasniqi
Lëvizje te postimet