Dalin EMRAT e disa prej të plagosurve nga aksidenti në Kroaci

Identifikohen disa prej të plagosurve nga aksidenti i rëndë ku u përfshi autobusi me pasagjerë shqiptarë në Kroaci.

Bëhet me dije se shoferi i autobusit është shtetasi Adem Rexha, i cili raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërsa dy pasagjerë të tjerë janë identifikuar si Armand Shaba dhe Ylli Muça.

Unioni Shqiptarëve Republika Kroacisë bën me dije se është angazhuar për përcjelljen nga afër të ngjarjes, ndërsa ka vënë në dispozicion edhe numrin e spitalit të traumës ku ndodhen disa prej të lënduarve.

Shoferi i autobusit humbi kontrollin për shkak të dëborës në rrugë dhe u përplas me një barrierë anësore. Nga aksidenti një pasagjer humbi jetën ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur.

Informatë!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus me targa shqiptare është përmbysur dhe raportohet per disa të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.

Personat e lënduar po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.

Unioni Shqipëtar në Kroaci, Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë po e percjellin ngjarjen prej afër, po gjinden pranë personave të lënduar nëpër spitale dhe janë në dispozicion të të lenduarëve në çdo moment”, bën me dije Unioni Shqiptarëve Republika Kroacisë.

Tre të plagosurit e aksidentit në Kroaci