Dalin edhe numrat e telefonit të shqiptarëve – Hakerët iranianë nuk kanë të ndalur

Hakerët iranianë kanë publikuar sot të dhëna tjera të rëndësishme. Këtë herë bëhet fjalë për databazën e numrave të telefonave të qytetarëve. Gjithashtu ‘Homeland Justice’ ka publikuar edhe numrat e kartave të identitetit. Hakerët kanë vendosur edhe të dhënat personale të shqiptarëve. Më herët janë nxjerrë informacionet nga sistemet e policisë së shtetit për uniformat blu por edhe personat në kërkim.