Dalin dokumentet: Vaksina ruse kundër Covid-19 u testua tek vetëm 38 persona, ka shumë efekte anësore


Lajmi se Rusia ka zbuluar vaksinën kundër koronavirusit shkaktoi mjaft habi në qarqet e studiuesve në botë pasi nuk pritet që askush ta bëjë këtë kaq shpejt duke vënë në dyshime kështu edhe vërtetësinë e faktit.
Disa dokumente të zbuluar së fundmi nga Daily Mail japin detaje se vaksina që prezantoi Putin është testuar vetëm në 38 persona dhe efektet anësore të saj kanë qenë të shumta si dhimbje, të vjella, këputje, etj.

Edhe agjencia e lajmeve Fontanka shkruan se vaksina e shumë trumpetuar nga Rusia u regjistrua pas 48 ditësh kërkime dhe efektiviteti i saj është ende i panjohur.

Në një nga dokumentet e dorëzuar për regjistrimin e vaksinës shkruhet se “nuk janë bërë studime klinike për të parë studiuar efektin epidemiologjik”, ndërkohë që Putin deklaroi më herë se ajo i kishte kaluar të gjitha testet e nevojshme. Gjithashtu ka pikëpyetje në lidhje me aftësinë e vaksinës për të krijuar antitrupa të mjaftueshëm./abcnews.al