Dalin detaje të tjera nga ngjarja tronditëse në Pogradec. Mjekët në Pogradec e futën foshnjen në kuti, e quajtën të vde*kur se nuk qau

Detaje të reja janë zbuluar nga vde.kja e foshnjës në Pogradec për të cilën u procedua mjekja e maternitetit.
Mësohet se mjekja e klasifikoi foshnjën të vdekur pasi nga lindja përpara kohe ajo nuk qante.

Nëna 21-vjeçare me iniciale D. Y. lindi fëmijën në javën e 24 të shtatzanisë, ndërkohë mjekja në kartelë e regjistroi si abort, pavarësisht se fëmija ishte ende gjallë.
Menjëherë foshnja u nis drejt Tiranës për mjekim të specializuar por nuk ka arritur të mbijetojë.

Babi i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen duke pranuar se foshnja u gjet në një kuti. Ndërsa policia sekuestroi kartelën mjekësore, mori deklarimin e mjekes Genta Shyta e cila ka pranuar që ka qenë abort.
Ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit teksa policia po vijon hetimet për mjeken e maternitetit.