Daja i dy vëllezërve nga Deçani: Motra ime është e shkatëruar, s’mund të flasë

Dje në Gjermani tragjikisht kanë humbur jetën dy vëllezërit nga Deçani Hasani (17 vjeç) dhe Bleriani (13 vjeç). Drama ka ndodhur në mëngjesin e së martës rreth orës 7 në stacionin hekurudhor në Bruckberg në Gjermani. Daja i dy të ndjerëve për mediat gjermane ka treguar se nëna i kishte dërguar djemtë e saj deri në stacion hekurudhor.

Të dy më pas tentuan të kapnin trenin për në Landshut, që ishte në lëvizje tashmë. Vëllezërit kaluan një pengesë pastaj dolën në shina derisa një tren rajonal që po shkonte në drejtim të Myniut go*diti Blerianin dhe Hasanin për vd*ekje.

“Drejtuesi i trenit tentoi të bënte një frenim emergjent, por ishte vonë” thotë zëdhënësi i Policisë Gunther Tomaschko. Shumë dëshmitarë dhe nxënës që e panë aksidentin tragjik u desh të merrnin ndihmë.

“Motra ime është e shkatërruar nuk po mund të flasë” ka thënë daja i fëmijëve për “Bild”. Lidhur me tragjedinë e familjes kosovare ka reaguar edhe shteti kosovar. MPJ tashmë është vënë në kontakt me autoritetet gjermane.