Gjatë ditës së djeshme, reperi ka publikuar këngën më të re me titull “Ndihmoje jetimin”, shkruan lajmi.net.
Protagonist në këtë projekt ishte humanisti dhe hoxha Halil Kastrati me storiet që ndihmoi familjet në nevojë.
Pas publikimit të këngës, Goldi ka treguar se arsyeja e publikimit të kësaj kënge pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit është stimulimi i të tjerëve për të ndihmuar në këtë muaj.
“Ju falemnderit per komentet e shumta dhe lutjet qe po i beni ne kete dite Ramazani.Arsyeja e vetme e kesaj kenge eshte qe te stimulohen te gjithe per ndihme te atyre qe kan nevoje.Ne disa prej ketyre rasteve une ku isha prezent e kam perjetuar dhimbjen dhe gezimin nga afer.Falenderoj perzemersisht @halilkastrati dhe gjithe stafin @jetimat.e.ballkanit per emocionet qe na japin cdo dite me gezimet neper familje te ndryshme.Kjo kenge eshte lansuar ne kete muaj te bekuar qe te gjithe te japim aq sa kemi mundesi per skamnoret,e shperblimi nga Allahu pa dyshim qe do te vije ne te dy botet.Faleminderit M PRODUCTION per videon dhe Ardian Kastrati per muziken.Kjo eshte kenga e pare e inqizuar ne studion time,shpresoj qe me hajr e me te mira te kaloj cdo gje.Faleminderit edhe njehere SHQIPTAR ❤”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/