Dadoja akuzohet për abuzim të dy fëmijëve

Prokuroria themelore publike Shkup parashtroi aktakuzë kundër një dadoje për vepër penale “pakujdesi dhe abuzim me fëmijë”.

Ajo në gjysmën e parë të nëntorit të vitit të kaluar ka qenë e angazhuar si dado e dy fëmijëve të moshës trevjeçare, por derisa prindërit kanë qenë në punë, ajo vazhdimisht u ka bërtitur fëmijëve, i ka ofenduar dhe i ka sulmuar fizikisht. me qëllim që të mbrohen nga ajo, në momentin kur iu është afruar, fëmijët janë mbrojtur duke e mbuluar kokën me duar.

Nëna e fëmijëve në shtëpi ka vendosur kamera sigurie dhe gjatë kontrollimit të tyre e ka vërejtur abuzimin.

Prokurori publik ka parashtruar propozim për vazhdim të masës arrest shtëpie për shkak të rrezikut nga ikja apo mundësia që e akuzuara të vazhdojë ta kryejë veprën e njejtë penale me fëmijë të tjerë.