Daçiq tallet me pafuqinë e BE’së

Sipas të parit të diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic, që nuk është parë ka kohë në skenën politike-e ka dyshime ende se nuk do të vazhdoj në postin e tij në ministrinë e jashtme serbe- tha se është shqetësuese se si nga Brukseli nuk ka reagim kur mohohet nga Kosova të flitet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai gjatë intervistës së tij në televizionin serb të Tv Prva, tha se “askush nuk e përmend më Asociacionin’ dhe pyeti nëse kjo do të thotë nëse së shpejti “askush nuk do të përmend as marrëveshjen e Washington.

Ai shtoi se nuk është e “palogjikshme” që nuk ishte prezent në nënshkrimin, pasi “ka vite që nuk merret me këtë”, si dhe tha se agjenda e tij dhe e Vucic “dallojnë”.
Dacic pati edhe kohë për anekdota kur tha se i ka pyetur delegacionin e SHBA’së, që këtë javë vizitoi Beogradin e Prishtinën, “nëse kishin kaluar mirë në Prishtinë duke parë përmendoren e Bill clinton dhe Bulevardin Joe Biden”, e sipas tij ata kishin qeshur pas kësaj.

Dacic u duk i kënaqur me marrëveshjen e Washington pasi sipas tij më parë vizitat atje bartnin “rrezik” e këtë herë nuk u fol për statusin e Kosovës, sipas tij.

Sa i përket Bashkimit Europian shefi i diplomacisë serbe nuk ishte lavdërues as nuk pati anekdota, madje i përqeshi ata duke vlerësuar se “ose nuk munden ose nuk duan të kenë rolin e grushtit të hekurt” e shtoi se ai mendon se nuk duan, duke shtuar një porosi se BE’ja në vend se të ‘moralizoj’ së pari duhet të kthehet drejt asaj se si është e mundur që nuk është realizuar “ajo që ata garantuan”, duke theksuar Asociacionin të marrëveshjes së Brukselit.

I pyetur që të komentoj rreth të ardhmes së tij në përbërjen e qeverisë së re, Dacic, tha se dëshiron ‘të luaj në Ligën e kampionëve’ e jo në atë të dytën. Ai shtoi se ato që po spekulohet në mediat serbe me shumë gjasë nuk do të ndodhin.