Daçiq për ish-ushtarin e UÇK-së Blerim Ramadani: Presim që të ekstradohet, është çështje e Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq sot në pikën kufitare “Tabanoc” tha se pret nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut që të marrin vendim për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, shkruan TV21. Ndryshe, Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikë n kufitar në Jazhincë, bazuar në një fletarrestimit të lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia.

E dini ne aty…ne shumë njerëz që kanë qenë pjesëmarrës në ato krime gjatë kohës së luftërave, i kemi proceduar dhe kemi lëshuar fletarrestime. Në bazë të atyre fletarrestimeve disa prej tyre janë arrestuar. Ne presim vendim që të ekstradohet, por është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut”, tha Daçiq./tv21.tv