Daçiq: Nëse Bosnja e njeh Kosovën, Republika Serbe e shpall Pavarësinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se përfaqësuesit boshnjak e kroat në presidencën e Bosnjë e Hercegovinës janë duke punuar direkt kundër interesave të tyre me votimin për njohjen e Kosovës.

Sipas fjalëve të Daçiqit me këtë u sosen argumentet kundër pavarësisë së Republikës Serbe.

“Ata po punojnë direkt kundër vetes, pasi me atë që duan të njohin Kosovën, ata humbin çdo argument që dikush mund ta ketë për ta kontestuar të drejtën e Republikës Serbe për pavarësi”, ka thënë Daçiq në intervistë për televizionin “Pink”.

Javën e kaluar në presidencën e BeH u bisedua për njohjen e Kosovës. Dy vota ishin për dhe një kundër.