Çun Lajçi: Unë s’po muj vd*es në banesën time, e moshatarët e mi në motele…

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar pas vd*ekjes së një 70 vjeçari në një motel afër Prishtinës.
Lajçi shkruan në Facebook, se ai s’po mundet me vd*es në banesën e tij, kurse moshatarët e tij në motele.Ai pyet se qysh po vd*esin ata?

Postimi i plotë:
Kur pleqtë humbin rrugëve.
Qysh po vd*esin bre, moshatarët e mi moteleve buzë rrugëve, kur unë s’po muj me vd*ekë n’banesën time!

A po i nxen nata si ata udhëtarët e vonuem që ktheheshin prej shehrit, e duhej me fjetë hanëve, apo po iu humbin rrugët e po hinë me pyet se ku i bie shehri e ku katundi!