Çun Lajçi: “Si je Çupulinë”

Si je Çupulinë?

Atje edhe sot ka borë ka diell
ka edhe qiell
ka zogj e cicërimë
veç lehje e pëllitje nuk ka
se currile të ngrime e akuj mbi varre
s’prajnë ditën as natën me hanë

Atje edhe sot ka diell ka borë
e mbi gurë ka qiell
ka heshtje n’cicërimë
e s’ka kush me t’pa kush me t’thirrë
si je çupulinë

4 janar 2022