Çun Lajçi reagon pas fitores së VV-së, këto janë fjalët e tij drejtuar Veliut

Aktori shqiptar Çun Lajçi përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me fitoren e VV-së, përkatësisht Shpejtim Bulliqit në qytetin e Podujevës. Lajçi shprehët që i është gëzuar fitores së VV-së, në Llapçinve sepse Bulliqi u mundua me ma kthye gurin n’Çakorr, por Ramushi i mashtroi sepse e kishte me hile, transmeton “Bota sot”.

Më tej aktori kujton momentin kur në skenë pëe të recituar nuk e ka lënë Veliu në zgjedhjet e para të Rugovës në Podujevë, e që kjo është edhe një arsyje që aktori i gëzohet fitores së VV-së. Në fund, Lajçi uron Bulliqin duke iu drejtuar Veliut që VV dinë ma mirë se ti, por ç’asht e verteta, s’dinë me vjedhë si ti e djemve t’vet me iu hap firma!

Postimi i plotë:
Urime z.Bulliqi
A jam gëzua për VV-në e Llapçinve?
Po, se shumë i dua ata e shumë vra m’ka pasë Agimi kur s’me la me dalë n’skenë me recitua Fishtën n’zgjedhjet e para t’Ibrahim Rugovës n’Podujevë!
A jam gëzua për fitorën e VV-së n’dër Llapçin?

Po, se Bulliqi u mundua me ma kthye gurin n’Çakorr, por Ramushi i mashtroi sepse e kishte me hile!
Dhe pse mos t’gëzohem kur VV-ja po kthehet n’pushtet e Greneli po i zbret kalit kah bishti, si Qeveria Koti n’detyrë!
S’e kishte keq Albini por klika e Agimit që i thanë Serbisë s’ka reprocitet për ty se kështu po t’qerasë Greneli!
Sa t’doni vonohuni, por VV-ja do t’fitoi mbi 50 përqind e ju do t’baheni shkumë Faxi n’Krenën e Gjakovës.
Dhe mos u koritni si ky ministri i vetvetës që thoshte mbramë: Ata fituen, por janë mashtrues e nuk dinë me udhëheqë.

Jo ministër jo!
Ata dinë ma mirë se ti, por ç’asht e verteta, s’dinë me vjedhë si ti e djemve t’vet me iu hap firma!
Urime z.Bulliqi!