Çun Lajçi: ”Qenkam vonuar në Kërçovë, mërgimtarët paskan shkuar!”


Artisti i madh, Çun Lajçi ka qëndruar sot në Kërçovë ku ka promovuar librin e tij të ri, “Kopilani”.

Lajçi ka treguar se ndalimi i tij në Kërçovë, në kuadër të karvanit të promovimit të librit në trojet shqiptare, vjen nga përshtypjet që i ka marrë në Kërçovë gjatë promovimit të “Bastardëve”. Përjetimet, Lajçi i ka futur te “Kopilani”.

Ai është shprehur se e ndjen veten të obliguar ta promovojë librin në Maqedoninë e Veriut, pasi siç tha:“Gjysma e librit është Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Strugë”.

Është ndjerë i vonuar këtë herë me ardhjen në Kërçovë, pasi i mungojnë mërgimtarët dhe sipas tij kjo ka ndikuar edhe në uljen e fuqisë blerëse.

Sa i takon banorëve vendas, ai thotë se i kupton të njëjtit pasi jetojnë me “paga mjerane”, por e ngushëllon fakti se “ata që e duan librin, sërish e blejnë të njëjtin sepse do ta gjejnë veten brenda tyre”.