Çun Lajçi për marshin për Palestinën: Harruan se Arafati ia puthte buzët Titos

Aktori Çun Lajçi është shprehur i dëshpëruar me marshin solidarizues për Palestinën të kosovarëve.
Ai tha se Palestina Kosovës i thotë Serbi, teksa sipas tij qytetarët po protestojnë duke harruar që Arafati ia puthte buzët Titos.
Ai madje tha se e ka ndërruar mbiemrin dhe e ka bërë Çun Dreli.
Postimi i plotë:

Po e ndrroj mbiemnin Albin
Emnin jo!
Pra Unë jam Drel
Mbas asaj, që pashë dje n’qendrën e qytetit, m’shkoi mendja me nxirrë all*tinë e me i ra vetit!
Po ku me marrë n’spital?

Atëherë e parafrazova vargun e kangës popullore, ku i riu kishte dashtë me mbytë vetën, veç pse dadës ia kishte pa gushën e bardhë!
Unë, u dehidrova nga pankartat e djelmoshave, që s’ishin n’krahun e vi*ktimave sa n’krahun e lu*ftës fetare, pa e ditë mirë t’vërtetën, atyne që Kosovës m’i thonë Serbi, e këta kacavjerrën n’mjekrrat qime mini e dalin n’pr*otestë, tue harrua se Arafati, Titos ia puthte buzët!

Ata e duen Serbinë, jo neve! E ne e dimë ç’asht te*rori e fëmijët e vr*amë, e s’mund t’jemi indiferent ndaj tyne. Por, kurrë s’ua fali që Shën Savën e duen ma shumë se hazredi Muhamedin!
Kur i pashë tue u përqyrrë (qysh tha Kimetja) e shtina dorën n’brez, po çka me nxjerrë Albin. Veç uçkurin e klinave. E ty ku me t’gjetë? Ti ke ra n’gjumë, se mehesape vakcina t’ka ra n’krye e kurgja ma s’po sheh, e mbasi edhe goja t’asht marrë, s’po qes all*ti, por po e ndrroj mbiemnin. Emnin jo, se e kam t’Bajraktarit t’Hotit!

Për ty isha Lajçi deri sot, veç për kacamitë tu, që s’dinë ku hanë e ku pjerdhin, kurrë ma!
Ata, kur shkuem n’Bjelluhë me pro*testu për Çakorrin, s’erdhën. As n’Stankaj, e sot e përkrahin her Palestinën her Izraelin!
Për Ty e kastravecat tu t’verdhë, deri n’vd*ekje do t’jem Çuni i Nik Drelit.

Po, unë jam Çun Dreli, (ai Lajçi që t’votoi dy herë), e ti hala nuk zbrite n’tokë, e unë plak me u ngjitë të ti, atje të retë n’qiell!
Thmi e parti e mjekrra cjapi me flamuj t’huej, që s’dinë ku janë, tybe n’shpëton pa u lagë o Kryeministër!
Çun Dreli
I shtrimi n’spital
15.05.2021