Çun Lajçi: O Albin Kurti duhesh me pre, jo me korrë!

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka mbrojtur kryeministrin Albin Kurti dhe ka kritikuar opozitën.
Lajçi përmes një postimi në Facebook, thotë se Kurti sot foli mençëm kur tha se do të shuhet AKP-ja.
Sipas tij, Kurti duhet me pre e jo me korrë.
Ai ka kritikuar edhe opozitën për të cilën thotë se ata din me i mbrojnë veç hajnitë.

Postimi i plotë:
Kryeministër
Shkurt e trup!
Sot mu duk se fole mençëm: Do t’shuhet AKP-ja, dhe ta pranova pse aq shumë e don vetveten!
Ani pse thonë s’asht ves i mirë.

Po.
Duhesh me pre, jo me korrë, se shqiptarët, njiherë kanë qejf me i kapë kashtat me dorë, e mandej me ba dert a me iu ra drapën, a me i pre me kosë.
E shiu s’pret.
Besa s’presin as korbat me i mbushë gushat kokërra!