Çun Lajçi me vargje prekëse për aksidentin në Kroaci, Valon Sylën e quan gjakprishur


10 persona të vdekur, 44 të lënduar, prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda, është bilanci i aksi*dentit të rëndë që ka ndodhur në Slavonski Brod të Kroacisë, ku një autobus me mërgimtar nga Kosova që po udhëtonin nga Frankfruti i Gjermanisë drejt Kosovës është vetaksidentuar.

Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Diasporës, se të gjithë udhëtarët ishin nga Kosova, të cilët jetonin dhe punon në Gjermani.
E pas këtij aks*identi, aktori i njohur, Çun Lajçi ka shkruar disa vargje, ku ndër tjerash, gazetarin Valon Syla e quan “gjakprishun”.