Çun Lajçi: Lehtë është me iu shtru bukë hoxhallarëve e pushtetarëve, sevapi fitohet me të dërgjaftët e spitaleve

Aktori Çun Lajqi, nga Klinika e Pulmologjisë në QKUK, ka kritikuar personat të cilët po shtrojnë iftar për prijës fetar e udhëheqës shtetëror, duke thënë se bamirësia bëhet me persona të shtrirë në spital.

Lajqi këtë e ka thënë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, teksa e ka komentuar edhe gjendjen nëpër spitale, shkruan
“Leht asht me iu shtrua bukë me tana t’mirat e xhehnetit muftive, hoxhallarve e pushtetarve, ditën e bajramit e Natën e Kadrit! A e dini se sevapi fitohet edhe me të dërgjaftët e spitaleve (pos me jetima e fukara) e jo me t’pushtetshmit që iu vjedhin çdo ditë e milionerët që s’dinë kah i fituen paret?”, ka thënë ai.

Lajqi gjendet i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, si pasojë e rëndimit të gjendjes nga infektimi me koronavirus.