Çun Lajçi: Ja çka po përgatitet me territorin që e vizitoi dje Ramush Haradinaj

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka komentuar vizitën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dje në Karaçevë, ku dy ditë më parë kishte patrulluar xha*ndarmëria serbe. Lajçi ka thënë se aty ku shkojnë të fotografohen pushtetarët, ai territor po përgatitet për t’iu dhënë Serbisë.

Shembull për këtë, ai e ka përmendur edhe Çakorrin, për të cilin Haradinaj kishte thënë se nuk do t’i falej Malit të Zi, por një gjë e tillë nuk ndodhi, përcjell Bota sot. Reagimi i Lajçit në Facebook: Rujuni prej Kullave! Një rugovas nga Koshutani i Rugovës Rexhë Muriqi që jeton n’USA, me nxiti me një status të vetin për Karaçevën e Ramushin dhe mora t’i them veç dy llafe. Aty ku shkojnë m’u fotografu pushtetasit, kinse ne jemi me juve, ta keni me dije se ai territor po përgatitet me iu falë vëllaut serb. Nga përvoja me Çakorrin e kam. A s’i patëm thy’ këmbët kërshave tue shkrua “Kosova deri n’Çakorr e Kullë”.

Mos besofshi, shikoni slloganet nëpër Grykën e Rugovës. Deshta me thanë, mos t’shkon ma Ramushi n’Karaçevë, se e rroi dreqi këtë punë. Edhe Ali Lajçi m’u pa idhnu*a kur n’statusin tim pata shkrua: Rugovë, t’lashë Zoti shnosh për Çakorrin! M’pati thirrë n’telefon e m’pati thanë; mundësh me i thanë vetës jo Rugovës, se unë e VV gjallë e Çakorri n’Mal t’Zi jo kurrë. Ashtu m’pati thanë edhe Ramushi! Tash edhe Alia po maron Kullë n’Llutovë, si Ramushi n’Gllogjan.