Çun Lajçi i thur vargje “the*rëse” 18-vjeçares që u vr*a nga partneri: Dhashë shpirt para një gjysmë burri

Çun Lajçi, aktori i njohur nga Kosova i ka kushtuar disa vargje prekëse Marigona Osmanit, 18-vjeçares nga Kosova e cila u la e vd*ekur në derë të spitalit nga bashkëjetuesi i saj Dardan Krivaqa. Osmani dyshohet se ishte rra*hur nga Krivaqa në banesën e tyre 24 orë para se të dërgohej në spital. Krivaqa u arre*stua një ditë më parë. Në pranga është vënë edhe shoku i tij Arbër Sejdiu.

Postimi i Çun Lajçit:
Nanë, a duhet heshtë
(Marigonë O); M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët; m’treguet për jetën diçka edhe për turpin; m’dhatë kamë por jo dorën kur u rrë*zova.

s’me mbrojtët nga dhu*në e përdhu*në; Je femën thashë nuse e re duro; fjalën ndr*ydhe si dhi*mbjen n’zemër; Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi; por s’treguen ç’asht dashnia.
dhash shpirt para nji burri gjysëm burri; që s’diti ç’asht grueja; Nanë; Gjithçka më mësove; por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr; kurrë s’më kallxove.